Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha do të jetë mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, LIVE në RTV Oranews, në studion e 360gradet të Artur ZHEJIT. Ai pritet të flasë lidhur me strategjinë e opozitës për të rrëzuar kryeministrin Rama
Gjithmonë ka ndodhur në Histori, që ka disa realitete paralele, shpesh krejt të kundërta me njëra tjetrën. Në rastin e këtyre protestave dhe dorëheqjes masive të mandateve nga shumica dërmuese e deputetëve të Opozitës shqiptare, nuk mungojnë ata, që refuzojnë të jenë pjesë e vendimit politik të partisë së tyre.
Çfarë po përgatitet nën rrogoz, një opozitë e re, parlamentare e komanduar dhe e sponsorizuar nga qeveria apo segmente të afërta me të?
Është ky proces, legjitim dhe i qëndrueshëm?
A janë protestat, tashmë e vetmja rrugë e Opozitës, për të kundërshtuar këtë situatë të re që po krijohet në Kuvendin e Shqipërisë?
Skenarët e kryeministrit për të mbushur kuvendin me opozitarë të komanduar, kundrejt skenarëve të Opozitës për protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e qeverisë…
A do të shkojë më tej zbardhja e Dosjes 339, apo ishte thjesht një alarm fals?
Mbas intervistës me Kryetarin e PD, Lulëzim Basha, në studion e 360grade të Zhejit, nga ora 22:30 debati dhe analiza do të vazhdojë…
Të ftuar:
1. Sazan Guri
2. Laert Vasili
3. Bejdo Malo
4. Erisa Zyka