Lajthit klubi i futbollit të Kukësit, fillon fushatën e Partisë Socialiste!

Hënë, 04 Mars 2019 19:30

Eshtë e vërtetë e gjitha! Faqja zyrtare e FK Kukësit në Facebook ka filluar fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale, duke postuar zhvillime të kësaj force politike. 

Nuk e dimë nëse është ndonjë lajthitje, por kjo ka tërbuar pa masë tifozët verilindorë që kanë sulmuar dhe ofenduar postimet në fjalë duke i cilësuar si të papërshtatshme për një klub futbolli.

Në postimin e parë, klubi i Kukësit ka njoftuar tifozët për një mbledhje të Asamblesë së Zgjeruar së Partisë Socialiste Kukës, ku ka marrë pjesë veç presidentit Safet Gjici, dhe ministria e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Statusi

Në postimin e dytë, Kukësi ka zgjedhur të hedhë një video live nga faqja e deputetit Taulant Balla. Këto postime të klubit verilindor kanë habitur dhe irrituar pa masë tifozët.

Login to post comments