Përpara protestuesve Lulzim Basha ka thënë se deputetët e rinj janë turpi i familjes së tyre dhe i shqiptarëve. Në fund të fjalimit të tij, lideri demokrat tha se burimet e tij i kanë thënë se Rama ka shkuar në Itali për të kërkuar azil politik. ‘Ata të mjerë, ata pak të mjerë që futen në atë godinë, shesin shpirtin, ata janë turpi i familjeve të tyre.
Ata do ti gjykojë historia, Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tyre sepse fytyrë ata nuk kanë më. Për muaj e vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, kur do ti digjni mandatet. Zëri juaj tashmë është dëgjuar. Opozita i është bindur sovranit. Unë kam sot nderin dhe privilegjin që në emrin e popullit të shpreh mirënjohjen dhe të falënderoj nga zemra ata zonja, zotërinj e zonjusha, ata qindra kandidatë që djegin sot mandatet e tyre’, tha ndër të tjera Basha.