Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, në një reagim në Facebook, me një gjuhë jo fort etike sulmonte PD dhe LSI, si parti që po dëmtojnë interesat e vendit me protestat.
Por deklaratës së deputetes së PS-së i është përgjigjur menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.
Po me anë të një postimi në Facebook, Braimllari i kujton deputetes socialiste se dosja e prokurorisë me numër 184 ka fakte edhe për punën e saj si e deleguar me Damian Gjiknurin në zgjedhjet e Qarkut të Dibrës.
“Hajduti që u kap me presh në dorë thërret kapni hajdutin. Prokurorinë e ke, gjykatat po, policinë po e po, ç’pret shko denoncoi. Boll shkumëzove nëpër Ambasada. Dosja 339 po shkundet nga pluhuri, ki durim. Një fjali për ty Blerina kujdes se po troket 184 ti ke qenë e deleguar bashkë me Damianin në Dibër. Do të mërzitet shumë shefi”,- shkruan Braimllari.
Deklarata e Gjylametit: