Basha: Nuk merrem më me Ramën, është sistemi që u shemb

E Enjte, 07 Mars 2019 21:57

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur për vizitën e Ramës në Itali si dhe intervistat e tij për mediat italiane.

Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Lulzim Basha tha se Rama është në grahmat e fundit dhe duhet shembur sistemi jo vetëm largimi i tij.

“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj. Është në sistem që duhet shembur. Unë bashkë em opzitën dhe qytetaret ti japim jetë një projekti të ti ri. Një person nuk duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Duhet një parlament që të garantojë transparencën. Jo thjesht largimin e Ramës, por shembja e këtij sistemi. Ne duhet t’i japi fund këtij tranzicioni 30-vjecar”- tha Basha.

Ju u shfaqët me Bruno Vespën vetëm 1 minutë e gjysmë?

Basha: Më thanë që do më jepnin 3 minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Por pak rendesi ka kjo. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur.

Modifikuar më E Enjte, 07 Mars 2019 21:59
Login to post comments