SMS/ Doruntina e Ramës nis fushatën elektorale

Diel, 10 Mars 2019 08:58

Skandalet në arsim nuk kanë fund. Me ndryshimin e ministres skandalet nuk janë shuar por janë thelluar. Lindita Nikolla ndaloi telefonat në shkollë për mësuesit dhe nxënësit, ndërsa Besa Shahini i kontrollon mësuesit nëpërmjet telefonit, ku komunikon, duke shmangur të gjitha hallkat e sistemit arsimor. Shpërndan mesazhe në grupe whatsapp ku janë të gjithë mësuesit thua se të gjithë janë vartësit e Besës.

Rama nën shembullin e “atit” Enver dhe qeveria nën shembullin e Ramës rikethjnë gjithçka pas në kohë, dhe kuminizmit i vënë një emër të ri “rilindje”. Një çift bashkëshortësh i kanë dërguar ministres në kuadër të “7 Marsit një urim megjithëse në profesion nuk janë mësues. Shikoni përmbajtjen e tij:

Znj. Besa Shahini

Ministre e Arsimit

Republika e Shqipërisë

E nderuar znj. Shahini,

Ju sjellim urimet më të mira me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 Mars!

Më shumë se një Doruntinë, ju jeni Besa qytetare dhe intelektuale e Kosovës, që mbart mbi supe një premtim – të bëni më të mirën.

Duke u kthyer kështu në krenari të saj.

Ky është edhe urimi jonë, për ju në këtë ditë.

Peshë e rëndë kjo – si të gjitha punët e mëdha.

Kurrë më parë, ne, shqiptarët nuk kemi qenë më mirë.

Me respekt

Dritan dhe Shpresa Korumi

Tiranë më 07.03.2019

Dr. Korumi

Aq shumë është mahnitur Shahini nga kjo letër sa ka vendosur t’ua dërgojë këtë të gjithë mësuesve dhe drejtorëve në të gjithë Shqipërinë. Ja përgjigjja e Besa Shahinit:

Të dashur drejtorë dhe mësues,

Kjo javë ka qenë plot urime dhe mesazhe pozitive, por ky që gjeni më poshtë më ka bërë përshtypje në mënyrë të veçantë dhe do të doja ta ndaja me ju.

Është e vërtetë, ndonjëherë duhet të kujtojmë se përtej sfidave dhe problemeve, që ju hasni çdo ditë dhe që unë jam plotësisht e vetëdijshme, sistemi arsimor shqiptar ka edhe shumë arritje, ose siç shkruan Dritani dhe Shpresa, nuk ka qenë asnjëherë më mirë.

Mesazhi i Dritanit dhe Shpresës nuk më vetëkënaq, por më entuziazmon dhe inkurajon që së bashku të vazhdojmë të bëjmë më të mirën.

Fundjavë të mbarë,

Besa Shahini

Kështu pra “shoqja Besa” e bëri arsimin “dritë”.

Login to post comments