Gjatë protestës së sotme të banorëve të Astirit, që prej 127 ditësh ngrenë zërin kundër projektit shkatërrues të qeverisë dhe baskisë së Tiranës, ka folur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama, ish ministrin Damian Gjiknurin dhe ish kreun e ARRSH, Afrim Qendro për një projekt e tender fantazëm vetëm për të çuar milionat në xhepat e njerëzve pranë qeverisë.
Basha falënderoi qytetarët për qëndresën e tyre.
“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qendresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë. Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës. Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore. Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajdutëve merr fund së bashku me Edi Ramën”, tha Basha.