Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me studentët ekselentë, lidhur me ‘Paktin për Universitetin’ dhe fituesit që bëhen pjesë e administratës publike.
Disa prej tyre dhanë ide mbi këtë platformë, ndërsa tërhoqi vëmendjen njëra prej vajzave e prezantuar si studente ekselente që fitoi një vend pune fale rezultateve ekselente.
Enkelana Shala u prezantua si një prej studentëve që fitoi një mundësi punësimi në administratë fale ‘Paktit për Universitetit’ siç na e prezanton kryeministri, por rrjetet sociale i nxjerrin zbuluar.
Siç duket, në profilin e “studentes” rezulton se vajza nuk ka filluar punë së fundmi, por është e punësuar në Bashkinë e Tiranës që prej vitit 2016, si juriste.
Rasti u denoncua fillimisht nga kreu i FRPD Belind Këlliçi, i cilio shkruan: “Kur as rrena s’te ben me derman! Platforma “Pune te Mbare” sjell mashtrimin e rradhes te Edi Rames.
Ekselentja Enkelana Shala qe foli e mallengjyer e me fjale te embla perpara Liderit Suprem qe i gjeti pune per shkak te merites, rezulton prej tetorit 2016 e punesuar ne Bashkine e Lali Erit, ne Ndermarrjen nr.3 te Punetoreve te Qytetit.
Ne 2015 nderkohe ka bere intership prane Ministrise se Jashtme.
Aktivitet e Rames “t’u hedhim hi syve shqiptareve” nuk e shpetojne dot me! Koha ka ardhur per ta shembur njehere e mire sistemin e genjeshtert qe ka ngritur Edi Rama ne cdo qelize te qeverise e ne cdo cep te vendit.
Bashke me date 16 mars, per ti dhene shprese cdo te riu shqiptar”.