Edi Rama me sa duket është më keq se sa ish-kryeministri Fatos Nano i cili në pikën e delirit deklaronte, dikur në kongresin e PS se “Unë jam Fatos Nano dhe prapa me vjen historia!”. Të gjithë asokohe, edhe disa mendje të ftohta në PS thonin se “na iku kryeministri, ka rrëshqitur nga mendja…”. Dhe e rrëzoi PS-në nga pushteti. Kjo lloj sëmundje ka kapur edhe Edi Ramën.
Sot kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet që ndodhën në pragun e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet, për të cilën tha se është informuar në detaje mbi të, përtej videove dhe fotove të shpërndara kryesisht nga portale në kërkim të audiencës një ditë më parë. Rama tha se në këtë mënyrë është provokuar qëllimisht irritimi i njerëzve pa u dhënë atyre asnjë informacion.
Në fund, kreu i qeverisë kishte një mesazh edhe për opozitën. “Qeveria nuk është e përsosur, por ka një virtyt, ka sytë dhe veshët katër për të parë dhe dëgjuar. Kur të mos më keni do më kujtoni, por deri atëherë ka yhyhyhy plot kohë për t’u dashur dhe për t’u zënë me njëri tjetrin, rëndësi ka të na bashkojë qëllimi i mirë“ përfundoi ai.