Deklaratë e fortë, Tritan Shehu: Dhuna ndaj mjekëve ishte e qëllimshme…

Tuesday, 12 Mars 2019 20:20

"Qytetarëve ju është dhënë një shpërblim qesharak që nuk korrespondon aspak me vlerën e pronës së tyre, por investituret duan ti hedhin ata në rrugë dhe ti ndajnë paratë e tyre me të tjerët”, shprehet ish-deputeti Tirtan Shehu.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në studion e Fax News se dhuna në Këlcyrë ndaj protestuesve zhvillohet në nivelet maksimale, dhe kjo bëhet për një projekt fantazëm ku po shemben rreth 30 shtëpi me leje, për të cilën nuk ka asnjë transparencë, dhe për të cilin vetë Këshilli Bashkiak, të majtë dhe të djathtë janë shprehur kundër këtij projekti përmes një peticioni të firmosur.

Sipas Shehut kjo bëhet për të zhvatur para nga të gjitha anët dhe nga shumë aktorë të përfshirë.

“Këshilli Bashkiak e ka rrëzuar këtë projekt, ata kanë bërë një peticion ku vetëm njëri prej anëtyarëve nuk e ka firmosur. I bëj thirrje prokurorisë ta skanojë dhe hetojë ketë projekt dhe të gjejë arsyet se po shemben shtëpitë e qytetarëve të cilat janë ndërtuar me leje. Qytetarëve ju është dhënë një shpërblim qesharak që nuk korrespondon aspak me vlerën e pronës së tyre, por investituret duan ti hedhin ata në rrugë dhe ti ndajnë paratë e tyre me të tjerët”, deklaroi Shehu.

Sipas tij projekti është totalisht i dyshimtë dhe i pa detajuar dhe duke folur rreth ndalimit të disa personave që protestuan duke kërkuar dëmshpërblimin sipas vlerave të tregut për banesat e tyre të cilat janë parashikuar të shemben, Shehu tha se policia ka kryer disa akte të paligjshme duke tntuar të trembin qytetarët.

“Këlcyra ka zona sa të dush ku mund të bëhen investime rekreative dhe pa I dëmtuar banorët, por besoj se ka një përfshirje të aktorëve në nivelin lokal, atë qëndror dhe privat për të zhvatur para. Futet në lojë policia lokale në mënyrë të turpshme dhe antiligjore. Në protestë isha present edhe unë, ishte totalisht paqësorë, ndërkohë që dje thirret në polici kryetari i degës së PD-së në Këlcyrë, ai shkoi me korrektësi. Atë e thirrën për të terrorizuar njerëzit, për të thënë se shikoni, ne ndaluam edhe kryetyarin e partisë, duke dhënë një sinjal për të trembur të tjerët. Sot shefi i Komisariatit të Përmetit ju dërgon një letër qytetarëve ku ju citon disa gjëra të kota për të mos i lejuar që të protestojnë. Për mua ai ka kryer një akt të papranueshëm me me demokracinë. Atje po kryhet një akt represioni dhe terrori. Në vend që të merren me kanabisin, kërkojnë të terrorizojnë banorët për t’ju shembur shtëpit. Me llogjikën që kanë dhënë ata për të shembur shtëpitë mund të shemben shumica e shtëpive të shqiptarëve”.

Shehu foli edhe rreth dhunës ndaj personelit nëpër spitalet shqiptare, duke thënë se kjo është një dhunë që fillon që nga kushtet ku ata punojnë, pagat e ulëta dhe politikat e qeverisë, diccka e cila pasqyrohet edhe tek përplasja e qytetarëve me ta. “Kjo bëhet me qëllim, sepse qytetarët për shkak të zemërimit ndaj shkatërrimit të shërbimit mjekësor, dhe këta të fundit oriantohen qëllimisht shteti që ta shfryejnë zemërimin me bluzat e bardha”.

Duke folur rreth protestës së opozitës të paralajmëruar të mbahet me 16 mars përpara Kryeministrisë, Shehu tha se do të keë një pjesmarrje masive dhe bëhet kundër mënyrës se si po qeveriset vendi. “Rrevolta popullore do ti detyrojnë të gjithë që ti lexojnë mirë dhe ti plotësojnë kërkesat e tyre. PD ende nuk ka marrë një vendim zyrtar ndaj zgjedhjet lokae, por unë personalisht mendoj se duhet të zgjidhet opsioni politik, këtu është cënuar opsioni politik, dhe në këto kushte nuk mund të ketë zgjedhje lokale, sepse nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse më parë nuk i është dhënë zgjidhje opsionit politik. Së shpejti PD do të marrë një vendim dhe shpresoj të jetë në të njëjtën linjë me propozimin tim”.

Login to post comments