“Rama është rreshtuar me Rusinë për ndarjen e Kosovës”

E mërkurë, 13 Mars 2019 09:12

Ideja e shumëdebatuar e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë për analistin Veton Surroi është një investim i lobeve ruse dhe nuk ka mbështetjen e Perëndimit.

Sipas tij numri i shteteve që përkrahin ndryshimet territoriale brenda kontinentit europian mund të numërohen me gishtat e një dore dhe fillojnë nga Rusia.

Për Ora News, Surroi tha se e ka parë me shqetësim edhe rreshtimin e kryeministrit Edi Rama përkrah Thaçit për këtë çështje.

“Nuk e kam parë me ndonjë kënaqësi të madhe. Rreshtimi i Ramës me Thaçin nuk e konsideroj si pjesë as të kulturës politike dhe as të besimeve që do të duhej ti kontribuonin të mirave të popullit shqiptar. Koketimi me këmbimin e territoreve me ndarjet etnike nuk i bën mirë, nuk është kauzë shqiptare, është kauzë që është iniciuar në Rusi, ka vazhduar në Serbi për të kontribuar në interesat e Rusisë në rajon dhe nuk e kam parë si hap të mirë”, tha Surroi. .

Modifikuar më E mërkurë, 13 Mars 2019 10:50
Login to post comments