Deputetë të opozitës?! Ruçi i jep Lefter Maliqit dyfishin e kohës vetëm se po sulmonte PD-në

E mërkurë, 13 Mars 2019 10:33

Regjistrohet pakti i parë mes Gramoz Ruçit dhe deputetëve të opozitës së re. Ai lejoi Lefter Maliqin të fliste me dyfishin e kohës, të shkelte çdo lloj rregulloreje, vetëm se ai po sulmonte Partinë Demokratike dhe liderin e saj. Si asnjëherë tjetër, ai nuk u shqetësua për kohën që po kalonte e as i kërkoi Lefter Maliqit që të lironte foltoren, bile edhe shërbeu si një dixhej, kur nxiste deputetët të duartrokisnin në fund, sulmet e Maliqit ndaj opozitës së vërtetë, asaj që po proteston në rrugë.

Login to post comments