Basha në Dibër: Më 16 mars do ta largojmë bandën, të mos jetë Dibra çiflig i kriminelëve

E mërkurë, 13 Mars 2019 10:45

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Dibër sot dhe ka nisur takimet me qytetarët. Ai do t'i ftojë dibranët në protestën kombëtare të 16 marsit, që do të mbahet përpara Kryeministrisë të shtunën.

Basha u jep dorën qytetarëve ndërsa ecën në rrugët e qytetit dhe i fton: Më 16 mars, të shtunën, ju pres në Tiranë!

Pronari i një lokali i tha kreut të opozitës: Biznesi është përtokë. Të jesh mes malit e të nos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia klatastrofë. Ishalla bëhet më mirë.

"Ju jeni ngritur në protestë në Dibër, - i tha Basha. -  Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur miërëqenien. Në rradhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

Një banor vërejti: "Është fatkeqësi që është e majta në pushtet.' Basha reagoi: "Është krimi në pushtet, jo e majta. Do ta heqim".

Login to post comments