Haradinaj-Mogherinit: Dialogu të vijojë pa e lidhur me taksën, inkurajuat ndryshime kufijsh

E mërkurë, 13 Mars 2019 11:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon t’i qëndrojë me kokëfortësi idesë së mos heqjes së taksës ndaj Serbisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve

Ai i është përgjigjur përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit lidhur me këtë temë në një postim në rrjetet sociale.

“Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën.”, -shkruan Haradinaj.

Deklaratat e Haradinaj vijnë një ditë pas reagimit të Mogherinit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Ajo tha se në ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun, që do të sjellë një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.

Modifikuar më E mërkurë, 13 Mars 2019 11:19
Login to post comments