Nga Sali Berisha
Miq, where about in Turkey is this region "Albania"? “Ku eshte ne Turqi rajoni i Shqiperise?”
Kjo ishte pyetje qe benin mijra te huaj qe vizitonin pavjonin e Turqise ne panairin me te madh boteror te Turizmit ne Berlin.
Per me shume lexoni mesazhin dhe shikoni videon e operatorit turistik dixhital. sb
Pershendetje z Berisha.
Qeveria Rama, dhe Ministria e Turizmit propagandojnë me të madhe se turizmin e kanë një nga prioritet kryesore të qeverisjes. Se sa prioritet i japin në të vërtetë, e tregon menyra se si prezantojnë Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare, që është më e pakta një prezantim diletant e qesharak e deri skandaloz siç është rasti i panairit të Berlinit që sapo u mbyll.
Në panairin më të madh botëror të turizmit, ITB Berlin, që u zhvillua në datat 6 -10 Mars 2019, i cili mbledh mbi 10.000 ekspozues nga 181 vende të botës, Ministria e Turizmit që përbetohet se "e ka prioritet" turizmin, dhe paraqet shifra të rreme mbi gjasme 6 mil turistë/vit, çuditërisht e paraqiste vendin vetëm me një stendë të vogël me disa poste për operatorët turistike, dhe një për AKT-në, pjesë e ministrisë.
Dhe ku gjendej stenda mikroskopike e Shqipërisë do thoni ju?
Brenda pavijonit të Turqisë! Madje në një cep në fund të saj.
Dmth, një operator turistik apo një turist që viziton pavionin e Turqisë, dhe që diku andej nga fundi i del stenda me emrin Albania përpara, do pyeste me të drejtë: në cilën krahinë(vilajet) të Turqisë ndodhet kjo Albania juaj??
Pergjigjen për këtë mund ta kenë vetëm Kryeministri Rama dhe Ministri i Turizmit Klosi.
Në vijimësi të vëllazerisë së pandarë Erdogan-Rama, mos vallë kjo është në kuadër të ndonjë marrëveshjeje të fshehtë mes dyshes së sipërpërmendur per ta prezantuar Shqipërinë si pjesë të Turqisë apo një protektorat të saj?
- Rama, kush ka paguar per stendën e Shqipërisë në panair? Ka paguar vëllai jot turk, apo taksapaguesit shqiptarë që duan që vendi i tyre të paraqitet nëpër botë si shtet i pavarur e me dinjitet dhe jo si provincë e një shteti tjetër?!
Nëse ka paguar Erdogan, bëjeni publike dhe tregojini shqiptarëve pse e ka bërë dhe se çfarë i keni dhënë atij në shkëmbim?
Përveç vasalitetit, mos vallë i keni dhënë një tjetër koncesion...nga dhjetëra të dhëna deri tani???
Ps.Ju lutem shikoni videon dhe fotot që denoncojnë skandalin dhe shpërndajeni!