Pas “provokimeve” me shashka e gurë në oborrin e Parlamentit dhe pankartave me mesazhe thumbuese për deputetët e rinj, demokratët nuk janë ndalur.
Ndërsa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e policëve që ruajnë godinën është ngritur një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: Parlamenti i krimit.
Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës mori gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Janë qindra punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH.