Skandali/ Policia presion kandidatit të opozitës për të pranuar mandatin e deputetit

E Enjte, 14 Mars 2019 13:54

Ish-deputeti Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier, ka denoncuar sot një rast të paprecedent, kur policia po ushtron presione ndaj kandidatëve në listat për deputet që të pranojnë mandatin, për të plotësuar vakancën në Kuvend.

Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

“I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë’, ka thënë Baçi.

Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.

“Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cënon të drejtat e qytetarëve fierakë’, u shpreh Baçi.

Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

Login to post comments