Fotolajm/ ‘Shpërthen’ rrjeti, Lali Eri dështon edhe me parashikimin e motit

E Enjte, 14 Mars 2019 14:00

Më pak se një javë më parë, kreu i Bashkisë Erion Veliaj, njoftoi me shumë bujë se do të shtynte festimet e Ditës së Verës në kryeqytet, si pasojë e motit të keq.

Sipas parashikimeve të bashkisë, më 14 Mars Tirana do të mbulohej nga shiu, erëra të forta dhe rrebeshe. Por, asgjë nga këto nuk ndodhën.

Ditën e sotme, edhe pse qielli është i vrenjtur deri më tani, jo vetëm që nuk ka rënë asnjë pikë shiu por rrebeshi më i fortë ka qenë vetëm ai në rrjetet sociale.

Një ndër faqet më aktive në Facebook dhe Instagram, ‘Brryli Broadway’ nuk ka nguruar të ironizojë Veliajn si një speak-ere që prezanton parashikimin e motit, e që gjithësesi, si cdo herë tjetër, dështon.

Login to post comments