Komenti i ish-kryeministrit Sali Berisha mbi transmetimin e reportazhit të medias gjermane ku e cilëson Shqipërinë një vend që e ka kapur krimi.
Postimi në facebook:
Shqiperia nen kontrollin e mafies!
Ky eshte titulli i emisionit te sotem te gazetares Eva Schiller transmetuar nga rrjeti me i madh televiziv gjerman, ZDF!
Ne brendi shkruhet gjithashtu: “Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë”
Miq, ky eshte nami i zi i Shqiperise me Edvin Kristaq Drogen.
Ketu me posht keni te plote ne video dhe te perkthyer emisionin e ZDF. sb
VIDEO-REPORTAZHI/ ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, krimi i lidhur me qeverinë
Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë.
Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.
Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.
Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.
Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.
Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.
‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.
Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.
Me poshte ne video reportazhin e plote te ZDF