Nesër opozita do të zhvillojë një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit. Por, si zakonisht edhe kesaj here, kryeministri do te mungoje ne zyre (ne fakt nuk e gjen kurre ne zyre). Frika nga protestat, nga perballja me qytetaret e revoltuar prej keqqeverisjes se tij e shtyn Ramen qe te shkoje te vendstrehimet e Enver Hoxhës në Çorovodë. Zyrtarisht thuhet Rama do të nisë nesër një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjaturë. Rama prej protestës tek vendstrehimet e Enver Hoxhës në Çorovodë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.