Basha për ambasadat: Të jenë palë me vlerat, jo me personat apo partitë

Premte, 15 Mars 2019 16:32

Pas takimit me ministrin e Jashtem Cekm, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur mesditën e sotme edhe në lidhje me deklaratat e bëra nga ambasada e SHBA-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë. Duke mos dashur të bëjë komente, Basha është shprehur se do të bëjë një sugjerim:
‘Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por meqenëse më pyesni një sugjerim e kam.
Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës
Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Login to post comments