Edi Rama I trembet reagimit të fortë të shqiptarëve që do të derdhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të shtunën e 16 marsit dhe për këtë po përdor të gjitha mekanizmat e institucioneve që komandon. Ai ka urdhëruar policinë që të mos ia pranojë lejen për protestë 24 orëshe opozitës duke e penguar atë të ushtrojë një të drejtë demokratike.
Policia e Ramës urdhëron shqiptarët të largohen nga Tirana brenda një afati kohor 4 orësh duke bërë një lëvizje idiote përballë reagimit qytetar.
Gjithashtu mësohet se postblloqe të shumta policie do të ngrihen në qytetet e vendit për të shantazhuar qytetarët që do të nisen nesër drejt Tiranës.
Por, pavarësisht këtyre mekanizmave, opozita është shprehur se të shtunën e 16 marsit do të mbahet protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Ku do të jetë Rama ndërkohë? Si gjithmonë në këto raste ai shpik gjoja takime në qytete, sa më larg protestuesve. Frikë? Habi nuk është.