Vokshi: Protesta e nesërme do jetë më e madhe se e 16 shkurtit

Premte, 15 Mars 2019 21:01

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në studion e Ora News, tha se protesta e së shtunës (16 mars), do jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit të një muaji më parë.

Vokshi: Në informacionet që vijnë çdo minutë në PD, protesta do të jetë shumë herë më e madhe. Protesta e datës 16 shkurt ka qenë një nga protestat më të mëdha. Lënia e mandateve ka qenë e mirëpritur nga baza e PD-së. Tashmë, Parlamenti është kthyer në një parlament që nuk i përfaqëson qytetarët. Ka mbetur një parlament i krimit dhe oligarkëve.

Login to post comments