Deputeti i ri i parlamentit, i cili mori mandatin pas largimit të opozitës, Ylli Shehu, pas zbulimit tjetër të dhënë nga Gjykata e Korçës, u shpreh se ky është një sulm nga LSI-ja. Por avokati Esmerald Xhafa, në një postim në Facebook, duke iu referuar ligjit, shprehet ndryshe, duke shtuar se, Shehu ka mashtuar pasi është dënuar për disa vepra penale:
"Lexova deklaraten e deputetit Ylli Shehu.
Ylli deklaron ne formularin e dekriminilazimit vetem vendimin gjyqesor te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhene ne vitin 2007 i denuar me 200.000 leke gjobe per kontrabande, dhe thote se per vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce nuk ka detyrim per ta deklaruar se eshte nje gjobe administrative.
Shoku Ylli je gabim e para ti nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce je denuar per kryerjen e 3 vepra penale.
E dyta ti shoku Ylli ke genjyer gjykaten pasi ke deklaruar se ke qene i padenuar me pare nderkohe qe vetem disa muaj kane kaluar nga denimi yt ne Gjykaten e Tiranes.
Ti shoku Ylli je denuar nga te dyja gjykatat per kryerjen e vepres penale te "Kontrabandes" cka tregon se ti je perserites per kryerjen e vepres penale me natyre kontrabandimi.
Ti shoku Ylli ke genjyer Gjykaten, vazhdon te genjesh KQZ, mundohesh ti hedhesh hi syve qytetareve sikur ti na qenke sulmuar padrejtesisht, jo mo shok jo askush ste sulmon ty padrejtesisht jane fakte dhe vepra te cilat ti i ke pranuar vete se i ke kryer dhe keta vendime kane marre forme te prere pa u ankimuar nga ana jote.
Shoku Ylli me vjen keq qe nuk shkelqeve, gjithkush mund te gaboje nje here por kur perseritet quhet faj. "