Janë mijëra, dhjetëra mijëra qytetarë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria në Tiranë për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Nga të dhënat zyrtare që vijnë vetëm nga Partia Demokratike bëhet fjalë për mijëra shqiptarë që janë nisur drejt kryeqytetit me mjete dhe rrugë të ndryshme.
Sipas informacioneve nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.
Ndërkohë që mijëra të tjerë kanë ardhur të pa organizuar duke e rritur numrin e protestuesve në rreth 80 mijë.
Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezhë – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500