Me mijëra qytetarë nga Pogradeci, Mokra dhe gjithë zona për rreth i janë bashkaur sot protestës së madhe mbarëpopullore në Tiranë. Që herët në mëngjes me mijëra qytetarë janë nisur drejt Tiranës për të protestuar për veten e tyre, familjeve të tyre, për fatn e keq dhe për qeverisjsen e pamëshirshme, e cila i ka çuar ata në pikën më të ulët ekonmike. Me qindra familje në Pogradec e fshatart e tij përballen çdo ditë me mjerimin, varfërinë ekstreme, papunësinë dhe mungesën e vëmendjes së shtetit.
Në këto 6 vjet niveli i tyre ekonik ka rënë aq shumë saqë Pogradeci dhe Mokra po braktisen për ditë. Qeveria jo vetëm nuk investon në atë zonë, ku nuk ka asnjë investim serioz, madje edhe rruga e Qafe-Pllocës bëhet me punëtorë të importuar dhe jo vendas. Me qindra familje, me mijëra vetë janë hequr nga listat e përfitimeve eknomike, dhe mijëra të tjerë marrin një pagesë qesharake që nuk u siguron as bukën e gojës. E pra mijëra pogradecarë sot i janë bashkuar protestët për të larguar një herë e mirë shkaktarin e kësaj gjendjeje të mejrushme, kryeministrin Rama.