Janë dhjetëra mijëra qytetarë që janë ngritur në protestë kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Siç edhe shikohet në pamjet e SYRI.net, që nga sheshi Skëndëbej e deri tek kryeministria bulevardi është mbushur plot.
Por mësohet se në bulevard janë vetëm një pjesë e protestuesve, sepse shumë prej tyre janë ende duke ardhur, pasi policia i ka ndaluar në postblloqe jashtë Tiranës.

																					
								
 
 
						
																									
																									





