Teksa para zyrës së tij në kryeqytet opozita proteston fuqishëm, me mijëra e mijëra vetë, si asnjëherë tjetër, kryeministri Edi Rama, si zakonisht, ka ikur nga kryeqyteti dhe ka zgjedhur të jetë në Berat në një takim me 200 operatorë turistikë të zonës. Duke pasur mendjen nga Tirana, Rama u foli për transformim në Berat, “u tregoi arat babait” dhe për projekte (imagjinare) që i kanë sjellë këtij qyteti një rritje disa fish të turistëve. Por këta turistë që flet Rama, këta operatorë turistikë jetojnë këtu, i dinë më mirë se ai hallet dhe vështirësitë, që në pjesën më të madhe vetë Rama ua ka shtuar. Ata shohin televizor, ata dinë të ndajnë të mirën nga e keqja, dinë të dallojnë propagandaën dhe, nëse i bashkohen Ramës sot në atë takim, ata kurrsesi nuk janë me atë që po rrënon çdo ditë e më shumë vendin, po rrënon ekonominë dhe rrjedhimisht edhe biznesin e tyre, i cili varet tërësisht nga fuqia ekonomike e këtij populli.