E pa parë dhe dëgjuar ndonjëherë që një drejtues ministrie, në këtë rast Sandër Lleshaj, të lavdërojë veten pse helmoi gra e fëmijë që dolën të protestonin.
Protesta e opozitës është përmbyllur pas rreth 5 orësh, ndërsa u shoqëruan disa përplasje përpara godinës së Parlamentit.
Disa qytetarë u dëmtuan si pasojë e përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga policia, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e automjeteve me ujë, ndaj protestuesve.
Por Sandër Lleshaj i dha pasdite fletë lavdërimi vetes, në një postim në twitter.
Protesta nisi në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë, e cila u rrethua simbolikisht nga mijëra protestues, të cilët pas dy orësh u zhvendosën para Kuvendit të Shqipërisë, duke kapur të papërgatitur uniformat e policisë.
Megjithatë kjo e fundit arriti të moslejojë protestuesit të hyjnë në territorin e Parlamentit, duke përdorur gazin kundër tyre.