Opozita mund të dalë sërish të dielën në protestë të dielën. Të paktën kështu po diskutohet brenda ambienteve të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha është mbledhur me aleatët pak minuta pas mbylljes së protestës së të shtunës. Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar në lidhje me këtë.
Mbetet për t’u parë reagimi i autoriteteve nëse do të lajmërohet për protestë, pasi po të dielën, Bashkia e Tiranës ka në program për të organizuar festimet e Ditës së Verës, që nuk u realizuan më 14 mars për shkak të motit jo të përshtatshëm.