“Festë e madhe”, me gaz lotsjellës

Diel, 17 Mars 2019 09:20

Eshtë sa e turpshme aq edhe e dhimbshme kur shikoje dje në kazanin e tij ERTV kryeministrin tek festonte e kërcente me fëmijet e Beratit, si dikur diktatori, ndërkohë që në Tiranë fëmijë e të rinjtë që protestonin paqësisht përkah prindërve të tyre, përloteshin e asfiksoheshin nga tymi e gazi helmues që plicia kriminale hodhi mbi protestuasit. Ky është kryeminstri që përdor fëmijët për fasada, për t’i bërë reklamë vetes, por që nuk i kursen ata , madje u shkakton atyre dëme, me pasoja në jetën e tyre. Kjo ishte “Festa e madhe” e Edi Ramës që festonte në Berat, se shpëtoi paq dhe se ia hodhi edhe kësaj here, festa që u mbyt nga tymi e gazi ndaj protestës. Ndërkohë “festa e madhe” vijon sot, kur kinezëritë e kryebashkiaut kalojnë në të tjera përmasa groteske e fyese, tallëse njëherësh, kur e shtyn Ditën e Verës, si i do qejfi se “ashtu i doli një punë”. Sot do të thërrasë mbështetësit e tij dhe do të dalë nëpër mediat e paguara, si “Shpëtimtari”, “Njeriu i punës”, i “festës”, i fëmijëve, që ndërton kënde lojrash,   por të gjithë e dinë se ai është zaptuesi më i madh i kryeqytetit se ka shkatërruar e betonizuar hapësira të tëra të gjelbra, kënde lojrash dhe mbi to ka ngirtur pallate gjigande, siç po bën me “7 xhuxhat”, me këndin e lojrave dhe Parku i Autobusave, me lulishten e Sahatit, etj. Ja kjo është festa e Ramës e Veliajt, që festojnë mbi mjerimin dhe varfërinë, që tallen e kërcënojnë me gaz e me jetë opizitën, fëmijët, të ardhmen./55news.al/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...