Opozita e bashkuar mazhorancë morale për të udhëhequr Shqipërinë

Diel, 17 Mars 2019 12:40

Patriarku i Oktapodit kriminal Edi Rama ra. Dje ishte protesta më e madhe në historinë 29 vjeçare të demokracisë.
Referndum popullor kundër Patriarkut të Keopsit kriminal Edi Rama.
Zgjim kombëtar për të çliruar Shqipërinë nga tentakulat e oktapodit që ka kapur institucionin e votës së lirë, nga ku burojnë të gjitha institucionet e Shtetit të së Drejtës.
Vetëdije kombëtare kundër Qeverisë Kuislige që ka shitur Kauzën Çame, pasuritë kombëtare dhe është bëre pjesë e skenarit të binjakëve Thaçi-Vuçiç, me bekimin e Binomit Putin -Erdogan për ndarjen e Kosovës.
Vendosmëri e jashtëzakonshme, qytetare për përmbysjen e Tiranisë në mënyrë paqësore e demokratike.
Lumenjtë e njerëzve që u derdhën nga të katër anët e Shqipërisë, trojet etnike dhe Diaspora përmbytën Sheshet Skenderbej-Nënë Tereza dhe Bulevardin Deshmorët e Kombit, dëshmuan së janë të vendosur për ta vazhduar qëndresën.
Deti i qytetarëve protestues i udhëhequr nga opozita e bashkuar dhe Korifeu Lulzim Basha vendosi solemnisht;
Edi Rama dorëzohu-largohu-ik.
Asgjë nuk mund ta ndalë Sovranin.
Ai tani ka bekimin hyjnorë.
Kjo pranverë i takon Atij të vëndosë për Epokën e re Shqiptare.
Epilogun e Tiranisë dhe Prologun e Demokracisë.
Misioni i Sovranit është kthimi i institucinit të votës së lirë dhe çlirimi i shtetit nga kapja e bandave oligarkike të pushtetit.
Kauza jonë është rrëzimi i pushtetit kleptokratik.
Misioni ynë është rrëzimi i regjimit despotik të Sulltan Ramës, i cili ka kap shtetin me pushtetin e marrë me grabitjen e votës, me mandate të blera, ka krijuar Parlamentin monopartiak me mandate komerciale, e po përpiqet ta mbajë në këmbë të rrethuar me hekura e tela me gjemba, me lëndë helmuese luftarake të hedhura kundër popullit të tij si Ali Kimiki i Sadam Hysenit, të cilat i ka dhuratë nga Vuçiçi për mbështetjen që po i ban kundër Kosovës.
Historia ka treguar se Cunamit popullor nuk i ka rezistuar asnjë regjim diktatorial në botë.
Çdo diktator sado i fuqishëm të ketë qenë e ka humb me turp e në mënyrë tragjike betejën me popullin e tij.
Po ia sjell në vëmendje Sulltan Ramës fundin e Hitlerit në bunker, varjen e Duçes për këmbësh apo tërheqjen zvarrë të bustit të Atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës, fundin e Sadam Hysenit, Gedafit e Millosheviçit.
Mbatharaku Gruevski u zvarrit si hardhuc maleve, pasi u arratis për ti shpëtuar drejtësisë e leshon helëm si nëpërka nga strofulla e gjetur me mund.
Regjimi autokratik i Rilindjes së Edi Ramës, antitezës së shëmtuar të Rilindjes Kombëtare tashmë ka rënë.
Kush humbet të drejtën morale humbet dhe të drejtën juridike.
Sovrani e çertifikoi si mazhorancë morale opozitën e bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha.
Kjo pranverë është proludi i historisë së re të Kombit Shqiptar e cila ndan dy botë, botën kriminale të Rilindjes Ramiane dhe Ditëlindjen e Pranverës Blu, të Ardhmes Europiane të shqiptarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...