Njeriu që bleu ilaçet e skaduara tek QSUT-ja, gradohet drejtoreshë nga Edi Rama

Diel, 17 Mars 2019 13:25

Prokuroria ka hapur hetim në lidhje me skandalin e blerjes së ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, por kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën.

Ky i fundit ka vendosur që ish-drejtoreshën e Farmacisë në QSUT, Narvina Sinani, njeriu përgjegjës për blerjen e ilaçeve të skaduara ta emërojë si Drejtoreshë të Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësose.

Por Sinani njihet edhe si mikeshë e afërt e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sinani është nën procedim penal  nga prokuroria pas denoncimit të bërë nga KLSH-ja për abuzim me 8 milion euro barna të blera të skaduara dhe skadimin e atyre që ishin gjendje të magazinat e QSUT-së.

Burime konfidenciale nga KLSH-ja kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli tjetër të para 1 muaji kanë zbuluar një tjetër shkelje prej 5.2 milionë eurosh produkte spitalore te zhdukura.

Narvina Sinani mësohet gjithashtu se ka edhe një farmaci në Tiranë  që është e regjistruar në emër të nënës së saj.

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...