Rama dhe Ruçi kërkojnë të kthejnë parlamentin në `normalitet`, por ja plani i opozitës!

Hënë, 18 Mars 2019 11:23

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.

Nuk dihet nëse pas shpalljes së ditës dhe orës së seancës së Parlamentit, opozita do ndërmarrë hapin për të zhvilluar protestë.

Por pavarësisht kësaj lëvizje e cila synon të krijojë perceptimin, se çdo gjë është rikthyer në normalitet, burime pranë frontit të bashkuar opozitar thonë, se edhe ditën e Enjte parlamenti do të rrethohet sërish nga qytetarët.

 

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

Modifikuar më Hënë, 18 Mars 2019 11:47
Login to post comments