Mbledhja e grupit, zbulohen porositë e Ramës ndaj deputetëve

Hënë, 18 Mars 2019 11:51

Të tjera detaje zbulohen gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS gjatë ditës së sotme. “BalkanWeb” mëson se kryeministrit Edi Rama ka kërkuar nga deputetët dhe ministrat pjesëmarrje masive në Kongresin e PS në datën 23 mars.

Gjithashtu Rama ka kërkuar që në seancat e parlamentit të flasin të gjithë deputetët. Kryeministrit është shprehur se pavarësisht protestave të opozitës vendi ndodhet në normalitet parlamentar dhe kërkoi nga deputetët të nisin diskutimet në bashki në kuadër të zgjedhjeve lokale të qershorit.

“Jemi në normalitet parlamentar. Në seanca duhet të flasin të gjithë deputetët. Të nisin diskutimet për kandidatët për këshillat bashkiakë si dhe diskutimet në bashki”- ka thënë Rama.

Login to post comments