VIDEO/ 'Krizë serioze', Meta i dërgon një mesazh politikës: Nuk duhet të fshihet pas ndërkombëtarëve

Hënë, 18 Mars 2019 13:25

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur sot për krizën politike në vend, që e ka  vlerësuar si serioze dhe i ka përcjellë një mesazh, klasës politike në vend, veçanërisht që të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari.   

Pyetje: Z. Meta, a do të ndërmerrni një inisiativë për një tryezë?

Meta: Dua t’ju siguroj juve dhe gjithë shqiptarët se Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tija prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale, por edhe përfaqësimi tashmë. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të shtetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet por njëkohësisht të vazhdojmë të shtojmë edhe kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon me sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim.

 

Pyetje: A keni ndonjë koment mbi qëndrimin e ndërkombëtarëve?

Meta: Mendoj se klasa politike duhet të marrë përgjegjësisë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë transparence, parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.  

© SYRI.net

Login to post comments