Ndryshe nga deklaratat e kryeminstrit Edi Rama dhe lidershipit të Rilndjes, se pavarësisht nga kriza e rëndë politike, ata do të ecin përpara me këtë parlament të rënë dhe me zgjedhje edhe pa opozitën, Pandeli Majko ka një këndvështrim krejtësisht tjetër.
Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama beson, se nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’u imponohen palëve për një zgjidhje përfundimtare.