Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën, Imzot Vincenzo Paglia.
“Shumë i lumtur të zhvilloja sot një takim me Presidentin e Akademisë Papnore për Jetën, mikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Imzot Vincenzo Paglia, misionar i paqes e demokracisë dhe përçues i vlerave më të mira njerëzore e sociale. Biseda e ngrohtë dhe e hapur me të, ishte jashtëzakonisht frymëzuese”, shkruan Meta në Facebook.