Gjata: ‘Rama po kontrollon dosjen ‘339’ dhe ‘184’ me anë të Arta Markut’

Hënë, 18 Mars 2019 18:45

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, akuzoi Prokuroren e Përkohshme, Arta Marku se është kthyer në personin e që po kontrollon me urdhër të Edi Ramës, dosjen “339” dhe “184” ku zyrtarët të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Gjata akuzoi gjithashtu Markun në Faxneës lidhur me emërimet në sistemin e drejtësisë, zëvendësimet, transferimet dhe komandimet, duke argumentuar se që me krijimin e KLP-së duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe tejkaluar kompetencat.

“Sa të kapur deri më tani nga dekriminalizimi ka nxjerrë Prokurorja e Përgjithshme? Asnjë! Ajo ka bërë veprime shumë të kundërligjshme me transferimet, emërimet dhe komandimet e përkohshme. Po i justifikojmë deri ditën që u krijua KLP-ja pasi ka ushtruar kompetencat e saj deri kur ajo u krijua, por edhe pas ditës që u formua KLP-ja ajo ka vijuar të hedh firma, dhe çdo firmë që hedh Prokurorja e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda është shkelje flagrante e ligjit që duhen proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Pa folur që shkatërroi Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të mbyllur dosjen e Tahirit, për të mos hapur dosjen 334 dhe na doli një tjetër tani, 184, duke mbajtur të njëjtët prokuror për të mos hapur këto dosje”.-komentoi Gjata.

Login to post comments