Analisti Fatos Lubonja në një lidhje skype me rubrikën”Opionin” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar situatën politike në vend pas protestës së opozitës të shtunën.
Lubonja tha se realiteti në vendin tonë nuk është ajo që paraqiti Rama pas protestës, pra një revoltë pallati.
Sipas Lubonjës, të gjitha palët politike duhet të reflektojnë për të gjetur një zgjidhje të pranushme nga të gjithë.
Si e shikoni situatën , opozita bëri protestën e saj të madhe të shtunën. Në çfarë pike jemi tani?
Është e veshtirë të përcaktosh ekzaktësisht pikën se i bie që dimë fillimin dhe fundin. Mendoj që jemi në një pikë, ku mbi të gjitha duhet reflektuar nga të gjithë, veçanërisht nga qeveria për një alternativë ku duhet të negociojmë.
Nuk duhet të krijojmë imazhin që Shqipëria që duhet të krijojmë është ajo e ditës së shtunë, ajo e opozitës, apo ajo që paraqiti Rama që është një revoltë pallati.
Dhe kjo këmbëngulje për të vazhduar në llogoren e propagandën nuk na çon askund.
Pra, pas këtyre protestave, ajo ideja që parlamentin e kemi në rregull. Kjo mund të jetë në rregull për një regjim diktaktorial, por nuk është zgjidhja e duhur.
A do ndryshojnë ata? A do të ndalojnë një instalim të diktakturës?
Janë gjëra që varen nga zhvillimet e reja dhe imponojnë zhvillimin e protestave të fuqishme. Edhe gratë e vuajnë më shumë pjesën e protestave. Padyshim ka edhe fëmijë. Po të shikosh % duhet të ishte 50 me 50 . Përgjithësisht mendoj që sa më e madhe të jetë protesta aq më paqësore është. Fëmijët t’i lëmë jashtë loje.