Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta e opozitës, më 16 mars ishte më e madhja e zhvilluar ndonjëherë.
I ftuar në emisionin 'Open' Idrizi u shpreh se protesta e dy ditëve më parë ishte më e madhe dhe se ajo e 16 shkurtit, ndërsa ka theksuar se dhe qytetarët e thjeshtë pa parti, i bashkohen opozitës në protestat e saj.
'Protesta me e madhe ndonjëherë. Ndër proetstat më të mëdha, edhe se ajo e 16 shkurtit. Nga takimet me njerëz më ka bërë përshtypje kjo protestë dhe ajo që ka zgjatur 2 orë përpara Parlamentit. Aty kanë ardhur shumë njerëz, pavarëisht atyre të mbledhur nga partitë politike. Kam parë njerëz që vinin aty dhe mbështesnin opozitën edhe pse nuk kishin lidhje', ka thënë kreu i PDIU.