Gazetari Erion Kristo tha në studion e "360 gradë" se opozita e re që po tentohet të krijohet është një opozitë falsë.
Pjesë nga debati
Kristo: Po tallet ai që do të krijojë një që ka vënë deputetë në Parlament në një mënyrë shumë të çuditshme. I ka futur ai që ka interesin që Parlamenti mos zhbëhet
Ngjela: Albitri ndërkombëtar i ka këto
Kristo: Të gjitha zgjidhjet me përkrahjen ndërkombëtare janë bërë, por të gjitha zgjedhjet kanë pasur vjedhje votash.
Ngjela: Ik zgjidhe ti atëherë. Pa reformën në drejtësi nuk bëhen dot të tjerat
Kristo: Me këtë jam dakord, por nuk mund të mohosh faktin që tani gallata më e madhe është që të krijojnë opozitë të re. Sot duan të krijojnë përveç deputetëve false në parlament, duan të krijojnë edhe një opozitë false