Për Edi Ramën çdo denoncues i krimit, i drogës, trafikut dhe bandave të lidhura me politikën akuzohet denocuesi dhe jo banditi, trafikanti apo rilindasi i lidhur me ta. Kjo është histori që përsëritet prej gjashtë vitesh. Kështu ndodhi me Zaganin, oficerin e lartë të policisë, kur ai akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hapur se Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Qeverisë Rama, bashkëpunonte me grupin e habilajve dhe maknia e tij përdorej për trafik droge. Dhe “çudia” ishte se në vend që Rama dhe strukturat e shtetit të merrin masa, Zagani u cilësua horr dhe u arrestua, por ishin shërbimet partnere ato që e nxorën jashtë vendit denoncuesin. Po kështu po ndodh edhe sot me Salianjin, akuzat e tij çuan në largimin e ministrit të Brendshëm, por stili vazhon dhe akuzohet denocuesi, thirret në prokurori dhe jo ata që ai denoncon. Sulmi ndaj ish-deputetit Salianji është një sulm i mirëfilltë politik dhe nuk do të jetë e largët dita kur Rama & company të japin llogari për trafikun, drogën, dhunën, deri edhe tek krimet që fshihen pas tyre./55news.al/