Presidenti Meta ka folur sot me hapur se kurrë, teksa nga Pogradeci ka deklaruar se është gati të lërë edhe mandatin dhe të sakrifikohet si Salvador Allende për të mos lejuar instalimin në vend të një junte ushtarake.
Ai tha më tej se kriza institucionale nuk është e re, ndërsa shtoi se janë minuar përpjekjet e presidentit për të parandaluar krijimin e një krize, të cilën e cilësoi të qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendin kushtetues.
Fjala e plotë e Presidentit Meta:
Kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë edhe më parë përse jemi në një situatë të tillë, që jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe sistemi gjyqësor është i paralizuar, por janë minuar përpjekjet dhe interesimi i vecantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar, kemi krizë që është e qëllimshme dhe që ka rrezikuar rendin kushtetues.
Tani kriza është thelluar më shumë pas veprimit të paprecedentë të opozitës shqiptare, që është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit, si institucioni kryesor përfaqësues i vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Në vlerësimin dhe bindjen time, Kuvendi ka 82 deputete të ligjshëm, përfshirë dhe tre deputetet e opoziëts që nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive.
Cdo numër tjetër përtej tij, jo vetëm që e thellon këtë krizë, por nuk ndihmon as në kapërcimin e situatës pasi cdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet, si në planin kushtetues, ligjor, procedurial, politik dhe në planin moral dhe absolutisht që në vendin tonë, si një vend tërësisht pro evropianë, mund të thërriten edhe 1 milionë qytetarë që kanë mbushur moshën për të qenë deputete dhe që të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, por per të votuar ligje, por kjo duhet të sigurojë të gjithë se as nuk e fsheh këtë krizë përfaqësimi dhe njëkohësisht nuk e garanton përkundrazi e minon çeljen e negociatave.
Nuk mund të kjetë zgjidhje për këtë krizë as në mënyrë ultimative apo me retorika që nxisin veprime të dhunshme, as me metoda policore, as me metoda financiare por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet duke respektuar Kushtetutën, ndarjen e pushteteve dhe angazhimeve të cilat vendi duhet ti plotësojë urgjentisht për të marrë mesazhe pozitive për negociatat së afërmi.
Jeni gati për t’i ulur palët në dialog?
Presidenti Meta nga dita e parë deri më sot ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar këtë krizë që ka shumë dimensione, këto janë të dokumentuara dhe nuk do të doja që tu merrja kohë për ato se cfarë unë kam bërë për të dhënë mesazhin para BE që ne jemi një vend që këtë e kemi projekt kombëtar, që jemi të aftë për çeljen e negociatave. Këto kanë dështuar, për fakti se aktorë të caktuar nuk kanë dashur të marrin përgjegjësinë e tyre.
Duhet që forcat politike të bëjnë sakrificë?
Ajo që unë u them juve, Ramës si kryetar i shumicës dhe Bashës si kryetar i opozitës por edhe gjithë shqiptarëve që duan siguri, por edhe çelje të negociatave. Presidenti Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjet e krizës, i ka paralajmëruar aktorët vendas e të huaj prej kohësh që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara është e rëndësishme të evitojmë cdo përshkallëzim të krizës që mund të sjellë konfrontime që i kemi parë në të kaluarën dhe kanë cenuar rëndë interesin e vendit edhe jetën e qytetarëve dhe të drejtat e tyre, por edhe kanë vonuar integrimin.
Unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojnë vendin askush për karriget e veta, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për situatën, edhe pse kam bërë cdo përpjekje prej dy vitesh në këtë detyrë, unë jam i gatshëm, i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhje politike e që garanton normalitetin politik, kushtetues dhe ecjen drejt cekjes së negociatat jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit tim si presidentit pasi të sigurohem që vendi ka zgjidhje parimore, kushtetuese, solide që e con përpara e deri te sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente vendin 30 vite pas. Pra Meta është i gatshëm për të dyja se asnjëherë, pavarësisht nga ambicjet nuk ka rrezikuar e nuk pranon të rrezikojë as për karrigen, as vendin e as demokracinë, e unë do i qëndroj betimit që do mbaj krahun e demokracisë.
Kush është Salvador Allende
Salvador Allende ishte President i Kilit dhe më 11 shtator 1973 ushtria e vendit u aktivizua për të larguar Allenden nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA e Shteteve të Bashkuara.
Më vonë atë ditë, Allende qëlloi veten me një pushkë AK-47, gjë që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi të vitit 2011 të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.