Plani i Edi Ramës për të zëvendësuar Opozitën, me Shoqërisë Civile të Fugës!

E mërkurë, 20 Mars 2019 11:40

Pardje, 19 Mars, ishte afati i fundit për tre partitë (PS, PD, LSI) që kanë të drejtën e përfaqësimit me anëtarë në KZAZ-të, për të paraqitur emrat e tyre. Thirrjes së KQZ-së ju përgjigj vetëm PS, e cila dorëzoi listën me emrat e përfaqësuesve të tyre, kurse PD dhe LSI refuzuan.

Kështu për opozitën pas daljes nga parlamenti dhe dorëzimit të mandateve, duket se nëse nuk plotësohen kërkesat e saj, edhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit të jenë një farsë dhe ilegjitime.

Mungesën e komisionierëve opozitarë, Partia Socialiste nëpërmjet Taulant Ballës e konsideroi si një vendim të momentit dhe shpreson se do të reflektohet më vonë. Ai u deklarua dje gati i bindur, se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e Qershorit.

Por sipas ligjit zgjedhor për këtë gjë tashmë është vonë, ndaj që të ndodhë kjo kërkohet një marrëveshje e madhe politike, e cila sipas qëndrimeve aktuale të Ramës dhe mazhorancës, ende nuk duket në horizont.

Tashmë është qartë se, PD-LSI, nuk i veçojnë zgjedhjet lokale nga paketa e madhe politike që kanë paraqitur; për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, e cila do të përgatiste legjislacionin e duhur për të bërë zgjedhje të lira lokale e të përgjithshme.

Nëse vazhdon situata njësoj dhe Rama do të ecë përpara pa opozitën duke refuzuar një zgjidhje me marrëveshje politike për t’i pranuar kandidatët pas afatit, sipas ligjit zgjedhor, KQZ, është e detyruar që të shpall thirrje publike për kandidatë të interesuar që s’vijnë nga partitë.

Dhe që Rama ka këtë plan e do të ecë në këtë rrugë janë dhënë, edhe sinjalet e para.

Menjëherë pas refuzimit të opozitës për të paraqitur emrat e vetë për anëtarët e KZAZ-ve, anëtari i mazhoranës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi për Tv Klan, se KZAZ-të mund të funksionojnë, edhe nëse PD-LSI, nuk do ketë përfaqësuesit e saj.

‘KQZ hap procedurën dhe i zëvendëson me anëtare nga shoqëria civile. Deri një muaj përpara zgjedhjeve mund t'i sjellin dhe komisionerët e zgjedhur nga KQZ zëvendësohen me përfaqësuesit politik’, tha Skënderaj.

Por çështja shtrohet, në radhë të parë, se a është e aftë dhe me integritetin e duhur e ashtuquajtura Shoqëri Civile në Shqipëri, që të luajë rolin dhe të përfaqësojë opozitën aktuale të bashkuar (PD-LSI, PDNJ, etj) e cila edhe në zgjedhjet e njollosura tashmë të vitit 2017, morri mbi 700 mijë vota?!

Si anëtarë të KZAZ-ve, PS ka 315; PD 225; LSI 90. Gjithsej janë 630 komisionierë në ZAZ dhe janë depozituar vetëm 315 emra nga PS.

Pra këta 315 emra do të dalin dhe propozohen nga ajo Shoqëri Civile, e cila në segmentet kryesore të saj, në të gjitha raportet ndërkombëtare, cilësohet ose si shumë e dobët, ose e komprometuar dhe e varur nga qeveria Rama.

Për ta bërë më të qartë se si kontrollohet Shoqëria Civile direkt nga kryeministri, mjaftojmë të kujtojmë se i ashtuquajturi ‘Gëbelsi i vogël i Ramës’, Endri Fuga, përveç këshilltari më i afërt i tij është edhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Por krahas Fugës, anëtarë në këtë agjenci që shpërndan fonde për Shoqërinë Civile janë  edhe tre miq të vjetër të Fugës, jo vetëm në lëvizjen ‘Mjaft’; si Gelardina Prodani, Oltjon Muzaka dhe Majlinda Dhuka.

Tashmë nuk është sekret, që dhjetëra OJF, nuk janë gjë tjetër veçse shoqata fantazma të krijuara dhe menaxhuara nga një dorë e vetme (Endri Fuga) me synimin për të përfituar sa më shumë fonde e projekte, por edhe për tu gjendur në krah të planeve si ky i fundit i Ramës, me të cilin synon që të zëvendësojë opozitën zyrtare shqiptare, me të ashtuquajturën Shoqëri Civile.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...