Policia shpërndan te mediet afër qeverisë Rama pamje konfidenciale gjatë protestës.
Video tregon disa të rinj që sipas policisë kanë hipur në taracën e Partisë Demokratike dhe po qëllojnë me gurë.
“Ata janë pikasur me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës së gjashtë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë Rama.”, shkruajnë mediet e Carlo Bollinos, duke nxjerrë edhe origjinën e videos, operacionin në terren të Policisë së Shtetit, ndërkohë që pamjet janë shpërndarë me “Whatsup”.
Kush i nxori pamjet konfidenciale të policisë? A e ka detyruar kush Policinë e Shtetit?!
Dy vjet më parë, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i bënte thirrje policëve të mblidhnin vota për Partinë Socialiste, duke u detyruar më pas të kërkonte falje.