Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë videon e arrestimit të Dorian Protoduarit, i cili siç shikohet edhe në pamjet filmike është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dorian Protoduari u arrestua menjëherë pas protestës së sotme të opozitës përballë parlamentit. Ai po mbahet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ndërkohë që aty në këtë moment janë ish-deputetë të opozitës, ndërkohë që aty po shkojnë edhe banorë të Unazës së Re.
“Ne tufe narkopolicësh arrestojnë me urdhër të Vasal Kimikut, Luanin e Astirit, Dorjan Protoduarin.
Shikoni videon. Sb”. Shkruan Berisha në facebook.