Analisti, Ilir Demalia, nuk gjen asgjë jo normale tek spërkatja me bojë e deputetit Ralf Gjoni.
Për RTV Ora ai tha se simbolika të tilla janë normale në demokraci, duke kujtuar se goditjen me vezë të ish-kancelarit gjerman që bëri bashkimin e dy Gjermanive.
Ilir Demalia: Ç’sulm është ky, i kanë rënë me bojë. Harruat ju kur një djalë i ri sulmoi kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl, që bëri bashkimin e dy Gjermanive, e gjuajti me vezë. Janë normale në demokraci. Në rastin e Ralf Gjonit jo me bojë, jo me vezë por ta marrin dhe ta fusin në kazan si në Kazakistan dhe shumë politikanë.