Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ina Zhupa, shprehet se Tirana e keqeverisur është plot me afera korruptive, vrasje, abuzime e falsifikime. Ajo shprehet se kjo është Tirana që duan prokurorët e korruptuar.
Sipas zëdhënëses së PD-së, Veliaj ofron favore, prona publike, para dhe lehtësi në veting, për mos u hetuar dhe dënuar për aferat e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.
Ajo ka publikuar një poster me titull: “Tirana që duan! Prokurorët e korruptuar”.
Postimi i plotë:
Bashkia qe drejton Veliaj eshte thesar per prokuroret e korruptuar! Posteri i dyte i fushates!
Tirana e qeverisur ne menyre te paligjshme edhe plot me afera korruptive, me vrasje, me abuzime, me fallsifikime, eshte Tirana qe duan prokuroret e korruptuar.
Mashtruesi i Tiranes ofron favore, prona publike, para dhe lehtesi ne vetting per mos u hetuar edhe denuar per aferat e tij ne krye te Bashkise Tirane.
Te gjithe e dime si e mbylli me Petrit Fushen ceshtjen e vrasjes se Arditit, dhe sa miliona euro edhe prona publike si trualli teatrit merr vellai i tij Shkelqim Fusha. Te gjithe e dime si dha uniformat e policise bashkiake nje kompanie me nje punonjese dhe nen sekuestro dhe askush se hetoj. Te gjithe e dime si ben tenderat abuziv, koncensionet e paracaktuara, si i dha mandat keshilltareve bashkiak dhe miratoj ne menyre te paligjshme rritjen e cmimit te ujit per banoret e Tiranes…
Ju prezantoj me posterin e dyte te vertete te Tiranes se ketyre 4 viteve ne qeverisjen e Erioni Mashtruesit, ku jane vetem nje pjese e aferave.
Këto reagime vijnë në prag të mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Partisë socialiste, ku pritet edhe konfirmimi i Erion Veliajt si kandidat për Tiranën. Ajo u shpreh dje se punonjësit e Bashkisë po detyrohen për të shkuar në shesh, për të treguar se Veliaj ka shumë mbështetje.