Policia e Tiranës ka shoqëruar me forcë Dorian Protoduari, banorin e Unazës së Re I cili mori pjesë në protestën e opozitës ditën e sotme përpara Parlamentit
Ai është arrestuar nga policë me maska dhe të shumtë në numër.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një mesazhi të marrë nga një qytetar, zbulon se, babai i drejtorit aktual të Policisë së Tiranës, Dhimtraq Ziu, Daqi Ziu, gjatë kohës së komunizmit ka kërkuar dënimin me vdekje të gjyshit të Dorian Protoduarit, Asqeri Protoduari.
Postimi i Berishës:
Qendrestaret e Astirit, e revotes me te gjate ne historine e Europes se Pasluftes se Dyte Boterore, marshojne drejt drejtorise se policise per lirimin e Dorjan Protoduarit, arrestuar sot me urdher te Edvin Kristaq Urrejtes dhe Vasal Kimikut nga narkopolicet e tyre.
Përshëndetje I nderuar Doktor! Babi i Dhimitraq ziut , Daqi ziu ka kerkuar te denohej me pushkatim gjyshin e Dorit Asqeri Protoduari Agjitacion e propagandë.
Asqeri Protoduari u arrestua në vitin 1979, për "sabotim ekonomik", akuza zyrtare "kishte sabotuar tokën duke e punuar cektë" dhe u dënua me 21 vjet burg.